Prishtinë 4 Maj 2026 14:38
.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nxjerrë dekret për themelimin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në shtetin e Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Houston.
KosovaPress merr vesh se ky mision do të funksionojë në nivel të Konsullatës së Përgjithshme dhe se synon forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në SHBA, si dhe ofrimin e shërbimeve konsullore për diasporën kosovare në Texas.
Në vendim theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës obligohet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.
Dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, më 4 maj 2026, ndërsa kërkesa nga MJD ishte bërë më 28 prill.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi