Prishtinë, 4 maj 2026 12:28
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka filluar zbatimin e remontit të rregullt vjetor 30-ditor në njësinë B2 të Termocentralit “Kosova B”.
Sipas KEK-ut, investimet në këtë proces janë duke u orientuar drejt standardeve të Bashkimit Evropian.
Ky remont, siç thuhet në njoftim, është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike të pajisjeve, rritjen e sigurisë në operim si dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë.
KEK ka bërë të ditur gjithashtu se njësia B1 e “Kosova B” është duke iu nënshtruar projekteve të modernizimit, përfshirë instalimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx. Këto punime kanë nisur në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi