Prishtinë 28 Prill 2026 12:40
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës, e cila mbahet në Frankfurt.
“Sot me kënaqësi përcollëm ekipin tonë të matematikës dhe koordinatorin për Kosovë prof. Emin Hoxha, të cilët po nisen drejt Gjermanisë për të përfaqësuar Kosovën dhe Suharekën në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Sipas tij, gjashtë nxënësit janë kualifikuar pas një gare të gjerë ndërkombëtare, ku kanë marrë pjesë mbi 26 mijë nxënës nga 173 shtete.
“Është një krenari e veçantë që kualifikimi i gjashtë nxënësve tanë erdhi pas një konkurrence të fortë me mbi 26,000 nxënës nga 173 shtete të botës”, ka theksuar Muharremaj, duke shtuar se ata janë renditur “në 20% e parë në nivel ndërkombëtar”.
Muharremaj ka bërë të ditur se, bashkë me drejtorin e Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, u kanë uruar rrugë të mbarë nxënësve dhe koordinatorit të Kosovës për këtë olimpiadë, prof. Emin Hoxha.
“Bashkë me Drejtorin e Arsimit, z. Remzi Bajselmani, i uruam rrugë të mbarë koordinatorit Emin Hoxha dhe nxënësve tanë”, ka shkruar ai.
Kryetari i Suharekës ka theksuar se komuna do të vazhdojë t’i mbështesë nxënësit në garat ndërkombëtare, ndërsa ka shprehur besimin se ekipi do të kthehet me rezultate pozitive.
“Komuna e Suharekës do të vazhdojë të jetë krah i fortë i nxënësve në arenat ndërkombëtare… Ne besojmë në dijen e tyre dhe jemi të bindur se do të kthehen me suksese që do të na bëjnë të gjithëve krenarë”, ka përfunduar Muharremaj.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”