Mitrovicë, 20 Korrik 2025
Ka nisur pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës së re, ku është punuar dje e sot.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, i cili tha se pastrimin e kanë bërë punëtorët e kësaj kompanie.
“Të lumtur që si NPH “Ibër-Lepenc” po mundemi të kontribuojmë edhe jashtë zonës sonë së përgjegjësisë, dje dhe sot zbarkuam te 3 rrokaqiejt, në bregun verior të lumit Ibër dhe pastruam terrenin për ta përgatitur atë për ndërtimin e urës së re sipas vendimit të Qeverisë”, shkroi Mujka, transmeton Klankosova.tv.
Më 1 korrik ishte vënë gurëthemeli për ndërtimin e dy urave mbi Lumin Ibër, ku njëra do të jetë për këmbësorë e tjetra për vetura.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi