20 Korrik 2025
Fluksi në kufijtë e Kosovës i qetë, pritje minimale në mëngjes.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se këtë mëngjes situata në të gjitha pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, pa kolona dhe me pritje minimale.
Në pikat më të frekuentuara, si Jarinje dhe Merdarë, udhëtarët presin mesatarisht 10 deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 07:17, në pikat e tjera kufitare automjetet dhe kamionët kalojnë me vetëm 3 deri në 5 minuta pritje, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Nuk raportohet për kolona as në pikat më të ngarkuara zakonisht gjatë verës, si Merdarë, Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Vërmicë.


Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi