Prishtinë, 22 prill 2026 18:50
Ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker ka thënë se Kosova po e rrit rolin e saj si kontribuuese në siguri me pjesëmarrjen në Bordin e Paqes dhe dërgimin e FSK-së në Gaza.
Në një shkrim në X ku ka folur për vizitën që ka zhvilluar në Kosovë të cilën e ka vlerësuar produktive, ai ka thënë se vlerëson përkushtimin e Kosovës për të siguruar pajisje mbrojtëse amerikane dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
“Kosova po rrit rolin e saj si kontribuuese në siguri, nga pjesëmarrja në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Vlerësoj përkushtimin e Kosovës për të siguruar pajisje mbrojtëse amerikane dhe zhvillimin e industrisë së saj të mbrojtjes. Partnerë më të fortë sjellin një të ardhme më të sigurt”, ka thënë ai.
Gjatë vizitës në Kosovë, ambasadori amerikan ka zhvilluar takime me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, Kryeministrin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci./

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit