Prishtinë, 21 prill 2026
Vetëm pak ditë na ndajnë nga hapja e edicionit të ri të Bienales së Venecias. Kosova do të marrë pjesë me pavijonin e saj, ku do të prezantohet ekspozita “Hard Teeth”, krijuar nga artisti Brilant Milazimi.
Ky projekt artistik eksploron peizazhe psikologjike, duke lëvizur mes tensionit, ëndrrës dhe mbijetesës, dhe do të hapet më 9 maj 2026 në Chiesa di Santa Maria del Pianto, duke qëndruar e hapur deri më 22 nëntor 2026.
Ekspozita është e kuruar nga José Esparza Chong Cuy, ndërsa komisionere është Hana Halilaj nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Pjesëmarrja e Kosovës në Bienale shënon një hap të rëndësishëm për prezantimin e artit bashkëkohor dhe krijimtarisë tonë në arenën ndërkombëtare.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit