Prishtinë, 20 prill 2026 20:15
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se në lagjen Varosh po zhvillohet një projekt për krijimin e një hapësire të re të gjelbër, rekreative dhe sportive.
Në një postim në Facebook, Aliu ka theksuar se projekti përfshin shtigje ecjeje dhe hapësira të dedikuara për komunitetin lokal.
“Në Varosh po merr formë një hapësirë e re e gjelbër rekreative-sportive me shtigje ecjeje, hapësira në shërbim të komunitetit”, ka shkruar Aliu.
Sipas tij, ky projekt po realizohet në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
“Investim i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, ka bërë të ditur ai.
Punimet në këtë zonë janë në proces, ndërsa projekti synon zgjerimin e hapësirave publike për rekreacion dhe aktivitete sportive për qytetarët

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit