Prishtinë, 20 prill 2026 18:27
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot seanca për rastin “Banjska”, me ç’rast u mor vendim që shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve të mbahet të premten e 24 prillit.
Dushan Maksimoviq deklaroi se dëshiron të jetë i pranishëm në sallë kur të shpallet aktgjykimi, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq deklaruan se s’duan të marrin pjesë në shpalljen e aktgjykimit, transmeton Klankosova.tv.
Maksimoviqi, Spasojeviqi dhe Toliqi dhanë sot fjalët e tyre përfundimtare.
Në seancën e kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.
Sipas prokurorit, është vërtetuar se të akuzuarit kishin dijeni për zhvillimin e sulmit dhe kishin rol në të, ndërsa qëllimi i tij, sipas tij, ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit