Suharekë 16 prill 2026. 12:39
Në të gjitha shkollat e komunës së Suharekës kanë nisur vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit, një proces që synon monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore, identifikimin e hershëm të problemeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për edukimin shëndetësor.
Nisma është bërë e ditur nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për mirëqenien e nxënësve. Sipas tij, përmes këtyre kontrolleve synohet përmirësimi i kujdesit shëndetësor në shkolla dhe ndërhyrja në kohë në rast të problemeve të mundshme.
“Sot fillojmë me realizimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës”, ka deklaruar Muharremaj, duke shtuar se procesi do të shërbejë edhe për promovimin e edukimit shëndetësor tek të rinjtë.
Ai ka bërë të ditur se këto vizita kanë për qëllim monitorimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, duke kontribuar kështu në një zhvillim më të shëndetshëm të gjeneratave të reja.
Në fund, i pari i Suharekës ka uruar sukses për ekipet mjekësore që do të jenë të angazhuara në këtë proces, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të nxënësve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit