Prisbtinë, 14 prill 2026 21:59
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka arrestuar sot në fshatin Soçanicë të Leposaviqit një të dyshuar mashkull, shtetas kosovar i nacionalitetit serb, nën dyshimin për “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka qenë pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), i sistemuar në Stacionin Policor në Skenderaj.
Ai dyshohet se në mars të vitit 1999, i uniformuar dhe i armatosur, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të një grupi të organizuar, ka marrë pjesë në operacione policore-ushtarake kundër civilëve shqiptarë.
“Gjatë këtyre operacioneve dyshohet se janë kryer dëbime me dhunë të civilëve nga pronat e tyre, rrahje, torturime, plagosje dhe vrasje e 15 civilëve shqiptarë, si dhe zhdukja e 16 civilëve të tjerë në dy lokacione në Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh

Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen