Prishtinë 13 Prill 2026 14:26
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka bërë homazhe në New York, në nderim të kongresistit Eliot Engel, si dhe ka shprehur ngushëllime në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.
Konjufca në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se Engeli ishte mik i shtetit të Kosovës dhe përkrahës i madh për liri e pavarësi.
“Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi. Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Konjufca.

41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen