Prishtinë 11 Prill 2026 14:28
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmbyllur vizitën e tij në Londër me një takim të gjatë me historianin britanik Noel Malcolm.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij takimi disaorësh janë diskutuar tema të ndryshme, që nga zhvillimet globale deri te çështjet historike dhe kulturore që lidhen me Kosovën dhe rajonin.
Kurti theksoi rëndësinë e figurave si Malcolm, duke e cilësuar atë si një zë të rëndësishëm që ka kontribuar në paraqitjen e së vërtetës për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Në një kohë kur bota po sfidohet vazhdimisht nga lajme të rreme për të tashmen dhe revizionizmi historik për të kaluarën, Kosova ka gjithnjë e më shumë nevojë për njerëz si Sir Noel, të cilët kanë edhe dijen, edhe guximin për të folur të vërtetën. Pikërisht këtë e ka bërë ai në veprën e tij klasike “Kosova: një histori e shkurtër”. I botuar në vitin 1998, në fillim të luftës sonë çlirimtare, ky libër i ekspozoi dhe shpartalloi mitet që shërbenin si baza propagandistike për fushatën gjenocidale të Serbisë që kryhej ndaj popullit tonë”, ka theksuar Kurti.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj