Nju Jork, 09 Prill 2026 18:32
Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që sa më shumë shtete anëtare të OKB-së ta njohin Kosovën si shtet, duke theksuar se një hap i tillë është thelbësor për stabilitetin afatgjatë në rajon.
Ajo ka kujtuar se Mbretëria e Bashkuar ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke vlerësuar se procesi i njohjes mbetet i rëndësishëm për konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Gjatë fjalimit të saj, ajo ka vlerësuar edhe proceset zgjedhore në Kosovë, si dhe ka përmendur si hap konstruktiv zgjidhjet për zbatimin e Ligjit për të huajt.
Në të njëjtën kohë, përfaqësuesja britanike ka përsëritur thirrjen drejtuar Serbisë për uljen e tensioneve dhe për vënien para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit në Banjskë.
“Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka përmendur sërish sulmin në Banjskë, duke kërkuar që autorët e tij, përfshirë Millan Radoiçiçin, të përballen me drejtësinë në Serbi.
“Pas më shumë se dy vitesh nga sulmi në Banjskë, ne përsërisim thirrjen tonë që Serbia të sjellë para përgjegjësisë autorët, përfshirë Radoiçiçin”, ka thënë përfaqësuesja britanike.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj