Prishtinë, 02.04.2026 07:30
Gjatë luftës në Kosovë (1998–1999), qindra objekte të trashëgimisë kulturore u dogjën, u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Këto përfshijnë xhami, kisha katolike, biblioteka, muze dhe monumente historike me rëndësi për shqiptarët.
Sipas studiuesve, Serbia gjithashtu mori mbi 1,200 artefakte nga muzetë e Kosovës, ndërsa deri më sot është kthyer vetëm një prej tyre.
Historianët theksojnë se shkatërrimi nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një fushate më të gjerë që synonte identitetin kulturor të shqiptarëve. Gjatë luftës u dëmtuan rreth 300 xhami dhe 17 kisha katolike, ndërsa rreth 80 biblioteka u shkatërruan, duke humbur miliona libra.
Po ashtu, u shkatërruan edhe rreth 500 kulla tradicionale dhe mbi 120 mijë shtëpi e objekte tjera, duke lënë pasoja të mëdha edhe në jetën dhe kujtesën personale të qytetarëve.
Studiuesit vlerësojnë se ky shkatërrim ishte sistematik dhe i organizuar ndër vite, duke kulmuar gjatë luftës. Përveç dëmeve fizike, u zhdukën edhe dokumente, arkiva dhe materiale me vlerë të madhe historike dhe kulturore.
Sot, një nga sfidat kryesore mbetet dokumentimi i këtyre dëmeve, pasi shumë objekte janë rindërtuar dhe gjurmët e luftës janë zhdukur gradualisht.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”