Prishtinë, 17 korrik 2025
Katër komunave – Ferizaj, Lipjan, Drenas dhe Vushtrri – u janë bllokuar llogaritë bankare si pasojë e kontratave kolektive. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se si rrjedhojë shumë projekte janë ndërprerë në ato komuna.
Ibrahimi ka kritikuar nivelin qendror për mosgatishmëri të zgjidhjes së kësaj çështjeje. Sipas tij, nuk ka pasur gatishmëri as nga Qeveria e as nga Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e fundit që të merren më të.
“Niveli qendror nuk ka qenë i gatshëm në asnjë rast t’i përkrahë komunat në zgjidhjen e këtij problemi. Ne për disa vite kemi kërkuar zgjidhjen e këtij problemi. Nëse niveli qendror ka gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi, është shumë e thjeshtë. Një vijë buxhetore për mbulimin e kostos që burojnë nga kontrata kolektive. Kjo v ijë duhet të parashihet nga Ministria e Financave, pastaj të futet në buxhetin e Kosovës dhe me aq përfundon. Por niveli qendror nuk ka treguar asnjë gatishmëri”, ka thënë ai.
Vetëm gjatë vitit të shkuar, 86 milionë euro kanë shpenzuar komunat për pagesa të vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore. Kontrata kolektive parasheh përfitime financiare për punonjësit e arsimit, si pagesa për shujtat ushqimore apo për shpenzime të udhëtimit e deri te paga shtesë pas pensionimit.
Me ligj, këto përfitime duhet të paguhen nga komunat, të cilat janë punëdhënës të punëtorëve të arsimit. Por, qeveritë e deritashme qendrore nuk u kanë dhënë atyre buxhet shtesë për këtë qëllim.
Punonjësit e arsimit, të cilët nuk kanë përfituar, u janë drejtuar gjykatave dhe kur rasti është përmbyllur në favor të tyre, ata kanë arritur që të nxjerrin kompensim nga buxheti i Komunës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”