Prishtinë, 02 prill 2026 09:45
“Ballin lart!”, është titulli i veprës së Valton Beqirit e cila ka qenë në repertorin e koncertit historik të Filharmonisë së Kosovës në Filharmoninë e Berlinit. Ballëlartë janë kthyer instrumentistët prej atje, duke e përshkruar koncertin si një kapitull të jashtëzakonshëm jo vetëm për institucionin. Së bashku me “Choralspace Festival Choir” dhe “Konzertchor Münster” në dirigjimin e Marion Wood kanë sjellë edhe vepra të Robert Schumannit e të Antonín Dvořák, në një përvojë unike.
Filharmonia e Kosovës brenda muajit shkurt dhe mars ka debutuar në tri kryeqytet evropiane, që njëkohësisht përbëjnë edhe qendrat më në emër të muzikës klasike në nivel kontinenti e më gjerë.
Pas Vjenës e Varshavës, Orkestra dhe Kori i Filharmonisë kanë koncertuar në Filharmoninë e Berlinit.
Me program ndërkombëtar dhe shqiptar, institucioni më i lartë i muzikës në vend ka interpretuar në sallën kamertale të ndërtesës ikonike që daton prej viteve ’60 të shekullit të kaluar.
Të martën mbrëma salla e dytë për nga madhësia e Filharmonisë së Berlinit që u bën vend një mijë e 171 vetave ka qenë e rezervuar për Filharmoninë e Kosovës së bashku me “Choralspace Festival Choir” dhe “Konzertchor Münster”. Pos Orkestrës, pjesa artistike ka pasur edhe 480 anëtarë të tre koreve që kanë zënë vend në karriget e publikut përreth orkestrës.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit