Londër, 16 Korrik 2025
Është nënshkruar sot në Londër Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm (Royal College of General Practitioners – RCGP) të Mbretërisë së Bashkuar, për vazhdimin e akreditimit të Programit Specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë.
Marrëveshja është nënshkrua nga zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, dhe kryetarja e Këshillit të RCGP, prof. Kamila Hawthorne, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor dhe zhvillimit profesional të mjekëve të familjes në Kosovë.
Zëvendësministri Berisha vlerësoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke theksuar se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve mjekësore në vend.
“Ky program është ndër të parët në Kosovë që njihet në nivel ndërkombëtar dhe paraqet një model për ndërkombëtarizimin e specializimeve të tjera mjekësore në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria dhe RCGP janë të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit të tyre dhe zgjerimin e fushave të përbashkëta, bazuar në rezultatet e suksesshme të viteve të kaluara.
Financimi i aktiviteteve për zbatimin e marrëveshjes do të mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe Planit të Veprimit për kalimin e kompetencave nga ‘Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë’ te ministria.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit