Prishtinë, 16 korrik 2025
Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) i është drejtuar zyrtarisht Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, me kërkesë për të monitoruar respektimin e të drejtave të pesë zyrtarëve policorë të ndaluar lidhur me rastin tragjik në Lipjan, ku një i ri humbi jetën.
SPK thekson se masa e ndalimit është e panevojshme dhe kërkon vlerësim të proporcionalitetit të saj, shmangie të stigmatizimit dhe garantimin e një procesi ligjor të drejtë dhe të paanshëm.
Kryetari i Sindikatës ka vizituar familjet e zyrtarëve të ndaluar dhe ka ofruar përkrahje institucionale dhe juridike. SPK u bën thirrje ish-zyrtarëve policorë të jenë të kujdesshëm në deklaratat publike, duke respektuar ligjin dhe ruajtur imazhin e Policisë së Kosovës.
“Sindikata nuk ndërhyn në hetime, por kërkon trajtim të drejtë, human dhe ligjor për çdo zyrtar”, thuhet në njoftim.



Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit