Prishtinë, 16 korrik 2025
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtës për privatësi, veçanërisht në komunikimin publik dhe raportimin nga mediat.
Udhëheqësit e këtyre institucioneve – Krenare Sogojeva-Dermaku, Besim Kelmendi, Gazmend Hoxha, Kushtrim Hodaj dhe Xhemajl Rexha – u zotuan për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së balancës ndërmjet lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve.
Marrëveshja parasheh masa konkrete për të parandaluar publikimin e të dhënave personale pa autorizim, për të forcuar rregulloret e brendshme të institucioneve dhe për të ngritur kapacitetet profesionale të zyrtarëve dhe gazetarëve.
Për zbatimin e marrëveshjes, do të formohet një Grup Koordinues ndërinstitucional, i cili do të monitorojë zbatimin dhe do të ndërmarrë veprime për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në përputhje me standardet demokratike dhe të drejtat themelore.

Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri