Prishtinë, 16 korrik 2025
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë bastisjeje në tri komuna të vendit: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Aksioni, i cili është ende në zhvillim, po realizohet në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për mediat se bastisjet po zhvillohen me urdhëresë të gjykatës, në koordinim me Policinë e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion për bastisje dhe kontroll në këto institucione, për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, tha Shala.
Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se operacioni përfshin disa lokacione dhe se për momentin është në fazën e mbledhjes së informatave.
“Operacioni policor po realizohet mbi bazën e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit të veprimeve operative, në koordinim me organet e drejtësisë, do të jepen informacione shtesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë forca të shumta të njësive speciale duke siguruar objektet ku ndodhen këto agjenci. Deri në këtë moment, nuk është konfirmuar ndonjë arrestim, ndërsa pritet që zhvillimet të pasohen me njoftime zyrtare nga institucionet përkatëse.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit