Prishtinë, 25 mars 2026 12:18
Policia e Kosovës ka funksionalizuar tri zyra të reja në kryeqytet, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarët.
Sipas njoftimit zyrtar, këto zyra janë të destinuara për policimin në komunitet dhe synojnë të ofrojnë një qasje më të afërt dhe më efikase mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë.
Zyrat e reja janë vendosur në lagjen Dardania, në lagjen Aktash (prapa Galerisë së Arteve) si dhe në Parkun e qytetit në Prishtinë, duke mbuluar zona me frekuentim të lartë të qytetarëve.
Nga Policia e Kosovës është theksuar se këto pika të reja do të shërbejnë si ura komunikimi mes qytetarëve dhe policisë, duke mundësuar raportim më të lehtë të shqetësimeve dhe adresim më të shpejtë të çështjeve që lidhen me sigurinë publike.
Drejtues të policisë kanë theksuar se institucioni mbetet i përkushtuar në forcimin e partneritetit me komunitetin dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë qytetarët.
Hapja e këtyre zyrave konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të modelit të policimit në komunitet, i cili synon rritjen e besimit të ndërsjellë dhe parandalimin e dukurive negative në nivel lokal.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri