Prishtinë, 15 korrik 2025
Në gjykimin për krime lufte ndaj Shaqir Lutvijës, dëshmitari Murat Haxhia tha se personin Sefer Ejupi e kishte shëruar nga plagët që kishte marrë në burgun e Prizrenit, pasi ishte rrahur e maltretuar nga dikush.
“E kemi shti në grup dhe qepë dhe postoqi (batanije) dhe e kemi mbajt nja dhjetë ditë”, tha Haxhia. Në këtë rast, Shaqir Lutvija akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer krime lufte, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Haxhia deklaroi se kishte punuar në ngrohtoren e Stacionit Policor dhe burgut në Prizren. Tha se Ejupi ishte sjellë nga burgu për të punuar në ngrohtore. Dëshmitari tha se personalisht nuk e ka parë se kush e ka rrahur apo maltretuar Ejupin, por që ky i fundit ishte i rrahur pothuajse në të gjitha pjesët e trupit.
Sipas Haxhiut, nuk i ka interesuar ta pyes Ejupin e as ai nuk i kishte treguar ai se kush e ka maltretuar.Gjatë dëshmisë, Haxhiu deklaroi se e njeh të akuzuarin Lutvija pasi që ishte polic dhe e kishte parë sa ishte duke punuar në ngrohtore. Sipas tij, Lutvija ishte i uniformuar me rroba të Policisë.
Dëshmitari deklaroi se tani të akuzuarin Lutvija e kishte parë duke qëndruar së bashku me zyrtarin tjetër policor, Abaz Zeqiri.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve