15 Korrik 2025
Autoritetet gjermane kanë lëshuar më 10 korrik një paralajmërim zyrtar pas zbulimit të virusit të hepatitit A në fruta të ngrira mali, të importuara nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Sistemit Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF), bëhet fjalë për një përzierje manaferrash të ngrira, konsumimi i të cilave paraqet rrezik serioz për shëndetin e njeriut.
Ky nuk është rasti i vetëm i alarmit për produktet ushqimore me origjinë nga Serbia. Në fillim të korrikut, autoritetet italiane zbuluan praninë e bakterit listeria në salmonin e tymosur serb, ndërsa më herët, në qershor, Belgjika paralajmëroi për praninë e substancës formetanat në luleshtrydhe të ngrira nga i njëjti shtet.
Hepatiti A është një sëmundje infektive që prek mëlçinë, e shkaktuar nga virusi HAV. Ai përhapet zakonisht përmes konsumimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar me jashtëqitje të një personi të infektuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja është e lidhur ngushtë me kushtet e dobëta sanitare dhe mungesën e higjienës personale.
Ndryshe nga hepatiti B dhe C, hepatiti A nuk shkakton sëmundje kronike të mëlçisë, por në raste të rralla mund të çojë në insuficiencë akute hepatike, e cila mund të jetë fatale.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit