Letoni, 15 Korrik 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë pune në Letoni me ftesë të presidentit letonez, Edgars Rinkēvičs.
Në një postim në Facebook, Osmani ka falënderuar Republikën e Letonisë për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Faleminderit Presidentit Rinkēvičs dhe Republikës së Letonisë për pritjen e ngrohtë dhe miqësinë e palëkundur ndaj Kosovës”, ka shkruar ajo.
Gjatë kësaj vizite, presidentja pritet të dorëzojë medaljen ushtarake presidenciale, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e Forcave Mbrojtëse të Letonisë në paqe dhe siguri, si pjesë e misionit të KFOR-it.
