Prishtinë, 16 mars 2026 20:25
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda – Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore ka ndarë një video sensibilizuese lidhur me krimet mjedisore, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste tek autoritetet kompetente.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se videoja e shpërndarë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për krimet mjedisore, mënyrat e shfaqjes së tyre, rreziqet që paraqesin për shëndetin dhe mjedisin.
“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia do të jetë e përkushtuar në ngritjen e nivelit të luftimit të këtyre veprave penale, në fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve ekzistuese, duke pasur parasysh se krimet mjedisore ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm në të tashmen, por edhe në të ardhmen e shëndetit tonë dhe të gjeneratave që vijnë”.
“Një mjedis më i pastër pasqyron një shoqëri të civilizuar që përkujdeset për veten dhe për gjithçka që e rrethon. Një natyrë e pastër do të thotë më pak sëmundje dhe më shumë mirëqenie për të gjithë. ‘Natyra mund të mbijetojë pa ne, kurse ne nuk mund të mbijetojmë pa natyrën’”, thuhet në njoftim.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi