Prishtinë, 16 mars 2026 16:59
Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar seancat shqyrtimit gjyqësor në gjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Grujica Veljoviq, i cili gjykim do të zhvillohet në mungesë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se ka caktuar seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale PS.nr.109/24, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – PPS.nr.65/2022 e datës 23.12.2024, kundër të akuzuarit Grujica Veljoviq, me adresë të panjohur të vendbanimit, për shkak të veprës penale Krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krime kundër njerëzimit, nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafët 1.6 dhe 1.7, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit Grujica Veljoviq, për shkak se i njëjti ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Andaj, përmes një komunikate, Gjykata i ka bërë thirrje të akuzuarit që të dorëzohrt para organeve të ndjekjes në Republikën e Kosovës. Si dhe, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, t’ia komunikojë Policisë dhe organeve tjera.
“Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate i bëhet thirrje të akuzuarit Grujica Veljoviq, që të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarit, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente. Njoftohet i akuzuari dhe i gjithë opinioni publik se seancat e shqyrtimit gjyqësor do të mbahen në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, Hajvali, me datat 29.04.2026 dhe 30.04.2026, me fillim nga ora 09:30 në sallën D17 nga Kryetari i Trupit Gjykues, Kushtrim Shyti”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se lidhur me këtë çështje penale, aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në ueb-faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.

Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Pas aksidenteve fatale, shteti forcon mbikëqyrjen e vendeve të punës me teknologji
Pengesë në hetimet për rastin “Panda” në Pejë: BIA serbe nuk lejoi marrjen në pyetje të Vuçiqit
Haxhiu nga gërmimet në Zubin Potok: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Deri më tani 6 trupa të gjetur gjatë gërmimeve në Zubin Potok