Prishtinë 16 Mars 2026 8:13
Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për vitin 2025.
Nga 1 marsi ka filluar deklarimi i pasurisë i zyrtarëve publik. Deri më tani këtë obligim ligjor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e kanë përfunduar mbi 1 mijë zyrtarë, apo rreth 10% e tyre.
Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kanë bërë të ditur kategoritë e zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e tyre në kuadër të këtij procesi ligjor.
“Zyrtarët publik duke filluar nga niveli i lartë, presidenti i vendit, e deri te zyrtarët që kryejnë detyra siç janë certifikimi, licencimi, por edhe procedurat e tenderimi, këtu duke përfshirë edhe zyrtarët e ATK-së, doganierët dhe policët që kryejnë detyra hetimi, janë subjekte deklaruese. Pra, jo vetëm nga niveli i lartë si presidenti, qeveria, ministrat dhe zv/ministrat, por edhe një gamë e gjerë e subjekteve deklaruese. Nga viti 2024, edhe mjekët e sistemit sekondar dhe terciar, si dhe profesorët e universiteteve publike, kanë obligim të deklarojnë pasurinë”, tha, Yll Buleshkaj, drejtor i APK-së.
Sipas Agjencisë, përmbushja e këtij afati është thelbësore për rritjen e transparencës dhe llogaridhënien në institucionet publike, ndërsa mosrespektimi i tij mund të pasohet me masa ndëshkuese me gjobë mijëra euro dhe me burgim deri në 5 vjet.
“Për dallimet që janë substanciale, mbi 3 mijë euro, jemi të obliguar t’i dërgojmë në prokurori. Vitin e kaluar kemi pasur 75 raste që, si rezultat i verifikimit, janë dërguar në prokurori të shtetit ku ata përballen me hetime penale dhe për shumë prej tyre ngritën edhe aktakuza për të cilat gjyqësori vendosë”, tha Buleshkaj.
Sipas agjencisë, gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba për arsye të vonesës në deklarim.
Afati për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 përfundon më 31 mars.

Kurti: Arsimi gjithëpërfshirës është investim për një shoqëri më të drejtë
Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike apelon për vaksinimin e fëmijëve pas rasteve me fruth në Kosovë
Prokuroria kërkon që lënda ndaj Çedomir Aksiqit të bashkohet me atë ku akuzohet bashkë me 20 të tjerë për masakrën e Reçakut
FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta
FFK me telegram ngushëllimi: Vdekja e Bajram Rragamajt lë një zbrazëti të madhe
Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende
SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë memorandumin për t’i dhënë fund luftës katërmujore