Prishtinë, 15 mars 2026 17:55
Viti 2025 shënon një performancë të qëndrueshme të eksportit në sektorin e përpunimit të drurit, duke arritur vlerën prej 158,56 milion €.
“Pas rritjes së fortë në vitet 2021–2023, eksporti vazhdon të mbetet në nivele të larta, duke dëshmuar konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e industrisë sonë në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim për media, të publikuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Krahasuar me vitet para 2020, eksporti i vitit 2025 është shumëfish më i lartë, çka tregon zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e prezencës së produkteve tona në tregjet e jashtme.
Industria e drurit dhe mobiljeve po vazhdon të kontribuojë ndjeshëm në ekonominë e vendit, duke forcuar pozitën e saj si sektor me potencial të lartë eksporti.
SHPDK publikon të dhënat mbi shtetet kryesore ku janë orientuar eksportet e industrisë së drurit dhe mobilieve gjatë vitit 2025. “Zvicra dhe Gjermania mbeten tregjet kryesore të eksporteve tona, duke konfirmuar forcimin e vazhdueshëm të prezencës së industrisë së drurit të Kosovës në tregun evropian”, thuhet në njoftimin e shoqtës.
Sipas të dhënave: Zvicra, me 32,59% | 51,68 mln € është e para. Pas saj vjen Gjermania, 24,39% (38,68 mln €), Shqipëria – 7,80% (12,36 mln €); Maqedonia e Veriut 4,64% (7,36 mln €) dhe Franca – 3,65% (5,79 mln €).

Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e Prokurorisë Speciale ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut
Kurti: Arsimi gjithëpërfshirës është investim për një shoqëri më të drejtë
Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike apelon për vaksinimin e fëmijëve pas rasteve me fruth në Kosovë
Prokuroria kërkon që lënda ndaj Çedomir Aksiqit të bashkohet me atë ku akuzohet bashkë me 20 të tjerë për masakrën e Reçakut
FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta
Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende
SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë memorandumin për t’i dhënë fund luftës katërmujore