Prishtinë 14 Mars 2026 8:10
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime.
Mes të tjerash, qeveria miratoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.
Qeveria po ashtu miratoi ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në mbledhjen elektronike u miratua autorizimi i ministrit të Financave që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.
Qeveria ndau mjetet buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).
Në fund, qeveria gjithashtu miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW – për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit