Prishtinë, 13 mars 2026 22:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendëskryeministren e dytë dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, në pozitën e Koordinatores Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Kurti ka bërë të ditur se ky emërim synon të forcojë përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, duke e trajtuar këtë fenomen si çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore.
“Ky emërim forcon përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, si një çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, përpjekjet për të çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme dhe kërkojnë përgjegjësi të përbashkët institucionale e shoqërore.
“Po e trajtojmë dhunën ndaj grave si përgjegjësi të përbashkët institucionale e shoqërore”, është shprehur ai.
Kryeministri ka theksuar se përmes bashkëpunimit ndërsektorial dhe një zinxhiri institucional të fuqizuar është zbatuar Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave për periudhën 2022–2026, duke bërë të ditur se mbi 94 për qind e aktiviteteve janë zbatuar ose janë në proces zbatimi.
Në kuadër të masave për mbështetjen e viktimave, Kurti ka përmendur edhe mbështetjen financiare për strehimoret dhe organizatat e licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Sipas tij, për periudhën 2021–2025 janë ndarë rreth 7.3 milionë euro për forcimin e kapaciteteve të tyre dhe për përkrahje më të qëndrueshme për viktimat.
Ai ka njoftuar gjithashtu për lansimin e Protokollit Shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, i cili vendos standarde të qarta për reagimin institucional dhe trajtimin dinjitoz të viktimave, si dhe për zgjerimin e qasjes në drejtësi përmes ofrimit të ndihmës juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, pa marrë parasysh gjendjen e tyre socio-ekonomike.
Kurti ka theksuar se është miratuar edhe Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, me qëllim që viktimat të mbështeten edhe në përballjen me pasojat e krimit.
Në aspektin ligjor, ai ka bërë të ditur se dhuna ndaj grave tashmë është e përcaktuar si vepër penale në Kodin Penal, ndërsa për personat e shpallur fajtorë për dhunë në familje dhe për dhunim seksual janë vendosur dënime plotësuese dhe prioritet për hetimin e këtyre rasteve.
Në fund, Kurti i ka uruar suksese në detyrën e re Gërvalla-Schwarz, duke shprehur besimin se do të vazhdohet forcimi i mekanizmave për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga çdo formë dhune.
“Puna për adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të forcojë parandalimin, mbrojtjen dhe drejtësinë për të gjitha gratë

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit