Prishtinë, 12 mars 2026 17:08
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku diskutuan për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen në këtë rajon.
Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
“Me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, biseduam për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për sfidat me të cilat përballen. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të tyre”, deklaroi Begaj.
Ndërkaq, kryetarja Sinani tha se e ka informuar presidentin për zhvillimet në Preshevë dhe për sfidat e komunitetit shqiptar.
“Diskutuam për projektet zhvillimore dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet e Shqipërisë në fusha të rëndësishme për qytetarët tanë. Shpreh mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë në sensibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në afirmimin e të drejtave tona në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik”, tha Ardita Sinani.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit