Prishtinë 12 Mars 2026 8:38
Anëtarësimi në NATO mbetet jetik si garanci për paqen, sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon. Ish-atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, thekson se mbështetja e vazhdueshme amerikane dhe e shteteve tjera anëtare të NATO-s, si dhe transformimi i FSK-së dhe trajnimet sipas standardeve të aleancës, janë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe afrimit me NATO-n.
Megjithatë, ai nënvizoi se sfidë për vendin në këtë proces mbetet mungesa e institucioneve.
“Në aspektin operacional, taktik që është punë e ushtrisë, e FSK-së, ne jemi pjesë e NATO-s, sepse kemi standardet, trajnimin, edukimin, e kemi besimin. Ndërsa, sa i përket pjesës tjetër politike, unë besoj që këtu sa më shpejt, sa më parë që të krijohen institucionet, sa më pak vakum institucional në cilindo nivel, besoj që e afron më shumë Kosovën afër”, tha Xhavit Gashi, ish-atashe ushtarak i FSK-së në SHBA
Ndërkaq, në një diskutim koloneli në pension nga Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara, Philippe Rogers ofroi një perspektivë unike mbi mënyrën se si funksionon NATO në nivelet strategjike dhe politike. Rogers është njohës i çështjeve të sigurisë euro-atlantike, i cili ka marrë pjesë në shumë operacione ushtarake ndërkombëtare, përfshirë edhe misione në Kosovë.
“Detyrat kryesore janë mbrojtja kolektive dhe shkëmbimi i përgjegjësive. Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut përcakton se një sulm ndaj një aleati konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleatëve. Kur ndodh lufta, ndonjëherë nuk je plotësisht i sigurt për të gjitha rrethanat; e di cili është objektivi, por jo gjithmonë është e qartë se kush është në anën pritëse”.
Ndryshe, procesi i anëtarësimit në NATO është i gjatë dhe kompleks, pasi kërkon përmbushjen e kritereve politike, ushtarake dhe institucionale nga vendet synuese. Po ashtu, anëtarësimi kërkon miratimin dhe mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të aleancës përpara se një vend i ri t’i bashkohet kësaj organizate të sigurisë.

Objekte të reja në tri kazerma, FSK-ja avancon kapacitetet infrastrukturore me investime milionëshe
FSK-së i shtohen 10 oficerë të rinj, Maqedonci: Bashkëpunimi me Shqipërinë po forcohet
Arrestohen katër persona në aksionin e Policisë dhe AKI-së, reagon Sveçla: Askush s’është mbi ligjin
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr, është i pamundur
FSK ndërhyn në Sverkë të Pejës pas shpërthimit të zjarrit në deponinë e mbeturinave
FSK-ja drejt përmbylljes së transformimit ushtarak në vitin 2028
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje