Prishtinë, 12 mars 2026 07:25
Policia e Kosovës ka përfituar një donacion të rëndësishëm nga Ambasada Britanike, i cili synon forcimin e kapaciteteve operacionale dhe ngritjen profesionale të njësive policore, veçanërisht në parandalimin e krimit ndërkufitar dhe migrimit të paligjshëm.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Ambasadës Britanike në Kosovë i ka dhuruar Policisë së Kosovës dy automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse, me vlerë totale rreth 153 mijë euro.
Sipas njoftimit të Policisë, pajisjet e reja do të ndihmojnë njësitet policore në identifikimin, gjurmimin dhe monitorimin e automjeteve dhe personave të dyshimtë, si dhe në përcaktimin e vendndodhjes së tyre gjatë operacioneve të ndryshme në terren.
Marrëveshja për pranim-dorëzimin e këtij donacioni u nënshkrua nga drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Fehmi Xhata, dhe përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Kosovë, Emma Huntley.
Nga Policia e Kosovës është theksuar se pajisjet e specializuara do të kenë rol të rëndësishëm në rritjen e profesionalizmit të institucioneve të sigurisë, veçanërisht të njësive kufitare që janë në vijën e parë të luftës kundër krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.
Përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar, si dronët për mbikëqyrje dhe automjetet për operacione në terren, Policia e Kosovës synon të rrisë efikasitetin në patrullim, kontroll kufitar dhe reagim ndaj aktiviteteve kriminale, duke forcuar njëkohësisht sigurinë publike dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sundimit të ligjit.
Në këtë mënyrë, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë shihet si një hap i rëndësishëm në modernizimin e policisë dhe në përmirësimin e kapaciteteve profesionale për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Policia e Kosovës jep alarm për mesazhet mashtruese: Mos klikoni dhe mos jepni të dhëna personale
BIA synon destablizimin e Kosovës: Vrajolli: Synohen zgjedhjet dhe organet e sigurisë
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Mbi 1 miliard euro për mbrojtjen, Kosova synon forcimin e ushtrisë
Policia me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
FSK zhvillon aktivitete trajnuese dhe përgatitore për rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`