Prishtinë 11 Mars 2026 8:52
Hakerat e mbështetur nga Irani kanë sulmuar Kuvendin e Shqipërisë. Bëhet e ditur se hakerat e quajtur “Homeland Justice” kanë sulmuar postën elektronike të Parlamentit.
AKSK bën me dije se: “Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë. Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik.”
Në rrjetin social Telegram, hakerat e mbështetur nga Irani kanë publikuar përmbajtje nga adresat e-mail të Belinda Ballukut, Damian Gjiknuri, Gezmend Bardhi dhe Edi Paloka.
Burime të mediave vendase bëjnë me dije se administrata e Kuvendit dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjutera dhe në email për disa orë. Për herë të fundit, hakerat kishin sulmuar duke nxjerrë jashtë funksionit faqet web të Bashkisë Tiranë dhe Institutit të Statistikave.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit