Prishtinë 10 Mars 2026 10:15
Shumë takime gjatë qëndrimit në Kanada thotë Ministria e Ekonomisë t’i ketë bërë shefja e këtij dikasteri, Artane Rizvanolli.
Ata kanë renditur disa nga takimet më të rëndësishme që thonë se ka pasur ministrja Rizvanolli gjatë qëndrimit të saj javën e shkuar në këtë shtet.
“Ministrja, Artane Rizvanolli, ka vlerësuar se partneriteti mes Kosovës dhe Kanadasë është i shkëlqyer, duke theksuar se tani është koha që mbi këtë bazë të ndërtohet një bashkëpunim edhe më i thellë ekonomik, veçanërisht në sektorin e minierave dhe energjisë”, citon ministria e Ekonomisë fjalët e rizvanollit.
Ata kanë rikthyer në kujtesë pjesëmarrjen e dy ministreve të kabinetit qeveritar Rizvanollit e Kusari-Lilës, në atë që quhet si konferenca më e madhe globale e eksplorimit mineral dhe industrisë minerare, PDAC 2026, e mbajtur në Toronto.
“Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Rizvanolli u takua me René Legacy, Zëvendëskryeministër i provincës së Nju Bransvikut dhe Ministër i Financave dhe Bordit të Thesarit, njëherësh edhe Ministër i Energjisë, me të cilin këmbyen përvoja mbi politikat energjetike dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. Po ashtu, ajo zhvilloi takime edhe me Brian Jean, Ministër i Energjisë dhe Mineraleve i Albertës, si dhe me Cory Hughes, Zëvendës-Ministër Asistent për Zhvillim të Burimeve në Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve të Saskatcheëan, me të cilët diskutoi mundësitë për bashkëpunim ekonomik me fokus në sektorët e minierave dhe energjisë, si dhe hapat konkretë për avancimin e këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta”, thotë ministria.
Gjatë qëndrimit atje, Rizvanolli ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të Parlamentit të Kanadasë, përfshirë Rob Oliphant, deputet dhe Sekretar Parlamentar i Ministres së Punëve të Jashtme, Claude Guay, deputet dhe Sekretar Parlamentar i Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Ahmed Hussen, deputet dhe Kryetar i Komitetit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar, si dhe Kyle Seeback, deputet dhe ministër në hije për Punë.
Në këto takime, sipas ministrisë u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen e vazhdueshme politike për Kosovën dhe zhvillimet e përgjithshme në vend.
Sipas ministrisë, pjesëmarrja në PDAC 2026 shërbeu si një mundësi e rëndësishme për promovimin e potencialit të Kosovës në sektorin minerar dhe për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministria e Infrastrukturës: Po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e autoudhës
Mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar në Universitetin e Prishtinës
Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri
Kurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar
Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
Krerët e shtetit bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë
Përçarja e Listës Serbe në Gracanicë: A janë të rezervuara vendet e punës në kujdesin shëndetësor për të afërmit e politikanëve nga Lista Serbe?