Rahovec, 10 mars 2026 09:55
Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 1998-1999, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit.
“Rahovec/1998-1999 –NN. Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit”, thuhet në raport.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit