Prishtinë, 6 mars 2026 21:51
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se 168 ekspertë të rinj janë certifikuar për shërbim në fushën e drejtësisë, duke e cilësuar këtë si forcim të themelit profesional të ekspertizës gjyqësore në vend.
“168 ekspertë të rinj në shërbim të drejtësisë, kështu forcohet themeli profesional i ekspertizës gjyqësore në vend”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka theksuar se drejtësia shpesh vështirë funksionon pa mendimin e ekspertit të mirëfilltë, pasi gjykatat dhe institucionet publike kanë nevojë për “vlerësime të sakta, profesionale dhe të pavarura nga fusha të ndryshme”.
“Ekspertiza profesionale ndihmon që vendimet të jenë më të drejta, më të argumentuara dhe më të besueshme”, ka shkruar ministrja.
Gërvalla ka thënë se certifikimi i 168 ekspertëve të rinj “përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për ta dhe për familjet e tyre, por edhe për sistemin e drejtësisë në vend, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më të qartë, më profesional dhe më të besueshëm të ekspertizës gjyqësore”.
Po ashtu, ajo ka theksuar se ekspertët, me marrjen e certifikimit, marrin edhe përgjegjësi publike “për të qenë të saktë, të paanshëm dhe të ndershëm, duke ruajtur integritetin në vlerësimet e tyre profesionale”.
“Shpesh e vërteta profesionale nuk është e lehtë dhe jo gjithmonë është e përshtatshme për të gjitha palët, por pikërisht aty qëndron rëndësia e rolit të ekspertit”, ka shkruar Donika Gërvalla.
Ajo ka shtuar se institucionet mbeten të përkushtuara për përmirësimin e kornizës ligjore në këtë fushë, në kuadër të reformave në drejtësi dhe agjendës evropiane, duke synuar plotësimin e “infrastrukturës ligjore dhe administrative që lidhet me Ligjin për ekspertët gjyqësorë”.
Gërvalla u ka uruar suksese ekspertëve të rinj. “Qysh sot jam e bindur se do i bëni krenar familjen, miqtë dhe shtetin tuaj… Prandaj, duke ju uruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme, uroj që puna e juaj gjithmonë të udhëhiqet nga integriteti personal dhe e vërteta profesionale, nga etika dhe nga përgjegjësia ndaj shoqërisë. Ju priftë e mbara!”, ka uruar ministrja e Drejtësisë.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit