Prishtinë, 06 mars 2026 20:57
“Nuk mund të flasim për siguri të paqes në Ballkanin Perëndimor, për sa kohë që Serbia ka ambicie të rikthejë sovranitetin e saj mbi Kosovën dhe hegjemoninë në vendet të tjera. Nuk mund të flasim për sigurinë, paqen në Evropë. Për sa kohë që vazhdon pushtimi rus në një pjesë të Ukrainës. Nuk mund të flasim për paqen në botë për sa kohë që lufta po përhapet në Lindjen e Mesme. Situata me shtetin fqinj verior, rritja e klimës së pasigurisë në Evropë, ftesa për angazhime, operacione të paqes në botë na detyrojnë që të rrisim kapacitetet tona mbrojtëse. Aleanca jonë mbetet e palëkundur me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, shtetet e Bashkimit Evropian, Turqinë, Kanadanë, Japoninë e të tjera, sepse bazohet në vlera të njëjta. Bashkëpunimi i Kosovës me Republikën e Shqipërisë është detyrim kombëtar”, tha kryeministri, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të organizuar në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, Kosova sot është më e fuqishme se sa kurrë më parë, ajo jep ndihmesë për sigurinë në rajon.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri