Prishtinë, 06 mars 2026 20:47
Flijimi i Familjes Jashari është flakadani që e përhapi luftën çlirimtare anë e mbanë Kosovës, tha kryeministri, Albin Kurti. Ai në akademinë përkujtimore të organizuar në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se ajo çfarë ngjau në Prekaz i tregoi armikut serb që familja Jashari nuk mund të mposhtej për sa kohë që mbështetej nga populli.
Në emër të familjes Jashari, Zahide Jashari tha se me dhimbje dhe krenari duhet të kujtohen të gjithë fëmijët e rënë gjatë luftës në Kosovë. Ajo shtoi para të pranishmëve se brezi i ri i Jasharëve po rritet nën hijen e lavdisë dhe sakrificës.
“Ata mbetën ëndrra të ndërprera në mes, buzëqeshura të ndalura padrejtësisht. Jetë të pajetuara. Por, pikërisht në këtë dhimbje lind përgjegjësia jonë si brez i ri, ne jetojmë edhe për ta. Ne mësojmë dhe punojmë edhe në emër të tyre. Çdo arritje e jona duhet të jetë vazhdim i ëndrrave që atyre iu mohua. Çdo sukses i brezit tonë duhet të jetë dëshmi se sakrifica e tyre nuk ishte e kot. Kështu kujtimi për ta nuk mbetet vetëm plagë në ndërgjegjen tonë por shndërrohet në zotim se liria e fituar me gjak do të mbushet me dije, drejtësi dhe me dinjitet. Një dijetar i lashtësisë është shprehur se ‘kur uji bie në dhe shndërrohet në baltë, ndërsa kur gjaku bie në dhe shndërrohet në atdhe’. Me këtë thënie qëndron e përmbledhur historia jonë, atdheu ynë është i larë me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë të tij. Prandaj ai nuk është thjesht tokë është amanet, është besë, është përgjegjësi brezash”, tha ajo.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit