Prishtinë 4 Mars 2026 10:07
Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit për çështjen e presidentit, në një zhvillim që ka nxitur interesim të madh në vend.
Burime të medias, brenda Kuvendit, bëjnë të ditur se seanca mund të ftohet në orën 13:00, ose në orët e mbrëmjes.
Sipas burimeve, Kurti paraprakisht pritet të zhvillojë edhe një raund diskutimesh me krerët e opozitës, Bedri Hamzën (PDK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK).
Përgjatë ditëve të fundit, takimet e kryeministrit me këta liderë nuk kanë qenë të pakët, por nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë dakordim konkret rreth kandidaturës për president/e.
Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme do të ketë propozime zyrtare dhe nëse do të arrihet konsensus mes partive parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri