Prishtinë 4 Mars 2026 8:05
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bën të ditur se sot, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të ““Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë – Dollc (LOT-4)”, do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit”.
“Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.
Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor: Nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe”, apelon ministria.

Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri