Malishevë, 3 mars 2026 09:38
Një hap i rëndësishëm drejt avancimit ekonomik dhe barazisë gjinore u bë në Komunën e Malishevës, ku u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për projektin “Fuqizimi i grave sipërmarrëse në Kosovë”. Kjo iniciativë synon të rrisë rolin e grave në biznes dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Në ceremoni morën pjesë kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtori i projektit zbatues, Valentin Hoxha, të cilët nënshkruan dokumentin që shënon fillimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet komunës dhe organizatës zbatuese.
Në fjalën e tij, Kastrati theksoi përkushtimin e komunës për të mbështetur iniciativa që promovojnë barazinë gjinore dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, duke u fokusuar në krijimin e mundësive të reja për gratë që duan të zhvillojnë bizneset e tyre.
Ky projekt do të menaxhohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus Kosovë dhe ka për qëllim të fuqizojë ekonomikisht gratë përmes trajnimeve profesionale, mentorimit, qasjes në finansim dhe mundësive konkrete të zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Nga ana e tij, drejtori Hoxha vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet lokale si një faktor kyç për suksesin e këtij projekti, ndërsa koordinatorja e programit, Valentinë Krasniqi – Zogaj, nënvizoi pritshmëritë se memorandumet e këtij lloji do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e pozitës ekonomike të grave në Malishevë.
Projekti synon të krijojë një ekosistem mbështetës për gratë në biznes, duke ofruar jo vetëm njohuri dhe aftësi të nevojshme, por edhe mbështetje financiare dhe mentorim për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre aktive në treg dhe komunitet.

Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e vinçit në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive, FSK pjesë e aksioneve për ambient të pastër