Prishtinë, 2 mars 2026 17:17
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar për Dukagjinin se Kosova është në proces të përgatitjeve për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, një mision i autorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara mbi bazën e Rezolutës 2803.
Fillimisht dërgimi i trupave u bë i ditur në takimin e themelimit të Bordit të Paqes nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers, i cili ka bërë të ditur se Kosova është ndër shtetet që ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kontribuar në këtë mision shumëkombësh, së bashku me dhjetëra vende të tjera partnere, njofton Dukagjini.
Ministria e Mbrojtjes për Dukagjinin bëri të ditur se më 10 dhjetor të vitit të kaluar kanë pranuar ftesën nga Komanda Amerikane e Qendrës për t’u përfshirë në procesin e themelimit të kësaj force stabilizuese. Takimi i parë koordinues është mbajtur në Doha të Katarit, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga rreth 40 shtete.
Po ashtu nga ministria thuhet se me miratimin e kryeministrit Albin Kurti, në këtë forum ndërkombëtar ka marrë pjesë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari, i cili konfirmoi vullnetin politik të Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se kontributi i mundshëm i Kosovës do të përfshijë kapacitete të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë njësi për deminim, ekipe për kërkim-shpëtim, si dhe kapacitete të tjera profesionale që ndërlidhen me stabilizimin dhe garantimin e sigurisë në terren.
Me aprovim të Kryeministrit Kurti, Komandanti i FSK-së, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari ka marrë pjesë në këtë forum ndërkombëtar, ku kemi kemi shprehur dhe vullnetin politik që në mesin e 40 shteteve pjesëmarrëse, Kosova të ofrojë gatishmërinë për të kontribuar në këtë Forcë me një kombinim kapacitetesh, pra jo vetëm kapacitete tipike ushtarake apo vetëm kapacitete që kanë të bëjnë me deminim dhe kërkim-shpëtim, por dhe kapacitete relevante të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes për Dukagjinin.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit