Prishtinë 2 Mars 2026 13:55
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se 25 minatorë të rinj kanë nisur punën në minierën e Trepçës. Kjo sindikatë tha se punësimi i tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e ndërmarrjes dhe në rritjen e stabilitetit.
“Ky është një lajm i mirë dhe i rëndësishëm për të gjithë ne. Këta djem të rinj nuk kanë hyrë vetëm në një vend pune. Ata kanë hyrë në një profesion të vështirë, me përgjegjësi dhe sakrificë. Pas secilit prej tyre qëndron një familje, një shpresë për më shumë siguri dhe një e ardhme më e qëndrueshme. Si Sindikatë e mirëpresim këtë hap. Punësimi i tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e ndërmarrjes dhe në rritjen e stabilitetit. Sa më shumë punëtorë të ketë, aq më e fortë bëhet Trepça”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.
Ata kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë çdo minatori, duke kërkuar kushte më të mira, mbrojtje sociale dhe trajtim me dinjitet.
“Sepse Trepça mbahet gjallë nga njerëzit e saj, nga puna e tyre e ndershme dhe nga sakrifica që bëjnë çdo ditë në nëntokë”, thotë Sindikata e Minatorëve.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari