Prishtinë 2 Mars 2026 10:26
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në PDAC 2026 në Toronto të Kanadasë, një nga konferencat më të mëdha dhe më të rëndësishme globale në fushën e eksplorimit mineral dhe industrisë minerare.
Konferenca, e organizuar nga Prospectors & Developers Association of Canada, mbledh mbi 27 mijë pjesëmarrës nga më shumë se 125 shtete të botës. Programi përfshin sesione profesionale, aktivitete rrjetëzimi dhe ekspozitë të industrisë me mbi 1,300 ekspozues dhe qindra prezantues.
Sipas një njoftimi për media, gjatë ditës së parë të qëndrimit në Kanada, ministrja Rizvanolli zhvilloi takime pune me partnerë institucionalë dhe përfaqësues të industrisë kanadeze, me fokus në shkëmbimin e përvojave për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për projekte konkrete në të ardhmen.
Në këtë kuadër, ajo u takua me Cory Hughes, zëvendësministër Ndihmës për Zhvillimin e Burimeve në Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve të Saskatchewan-it, me Claude Gendron nga Korporata Komerciale Kanadeze, si dhe me Pamela Schwann, presidente e Shoqatës Minerare të Saskatchewan-it.Po ashtu, ministrja ka realizuar takim edhe me Ahmed Hussen, anëtar i Parlamentit të Kanadasë dhe kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme.
Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë konferencë, delegacioni i Republikës së Kosovës mori pjesë në sesione tematike mbi trendet globale në eksplorim, financim, teknologji dhe qeverisje të qëndrueshme të burimeve minerare.
Sektori minerar është përcaktuar si një ndër prioritetet zhvillimore dhe ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, thuhet në njoftiminne ME. Në funksion të këtij orientimi strategjik, është paraparë një investim publik prej rreth 50 milionë eurosh në këtë sektor.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari