Prishtinë, 2 mars 2026 07:14
Pas më shumë se pesë vjetësh, procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet përmbylljes, ndërsa palët kanë paraqitur fjalët përfundimtare dhe pritet vendimi i trupit gjykues.
Në bankën e të akuzuarve janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në një proces që ka zgjatur mbi pesë vjet dhe ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.
Reagime pati edhe pas fjalëve përmbyllëse të prokurorisë, mbrojtjes dhe vetë të akuzuarve.
Ndër më të zëshmit ishte diplomati britanik John Stewart Duncan, i cili përmes postimeve të tij theksoi se dëshmitë e dëshmitarëve ndërkombëtarë duhet të kenë peshë të konsiderueshme në vendimin final, duke shtuar se përshkrimi i situatës në terren nga Prokuroria nuk pasqyron plotësisht realitetin.
Avokatët mbrojtës e konsiderojnë vendimtare pikërisht peshën e dëshmive ndërkombëtare.
Avokati Ardian Bajraktari u shpreh se, nëse vendimi do të bazohet në provat dhe faktet e paraqitura gjatë procesit, atëherë pret pafajësi për të katër të akuzuarit.
Në rast se vendimi do të bazohet në prova dhe fakte, epilogu real i këtij procesi do të jetë pafajësia e katërshes së UÇK-së, sepse prokuroria nuk ka arritur t’i argumentojë tezat e saj”, tha Bajraktari, duke shtuar se një vendim ndryshe, sipas tij, mund të ketë pasoja politike dhe të shfrytëzohet nga Serbia për të delegjitimuar ndërhyrjen e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Në të njëjtën linjë, avokati Skender Musa deklaroi për RTK se legjitimiteti i luftës së UÇK-së, sipas interpretimit të tij, është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Sipas Musës, asnjë gjykatë apo prokurori nuk mund të kontestojë ligjshmërinë e një lufte çlirimtare të një populli kundër okupimit, duke theksuar se pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i asaj lufte.
Ndërkohë, lidhur me protestat që janë mbajtur kundër Gjykatës Speciale, avokatët vlerësojnë se ato janë karakterizuar nga pjesëmarrje aktive e qytetarëve dhe i konsiderojnë kërkesat për drejtësi si legjitime, duke pasur parasysh peshën dhe kohëzgjatjen e këtij procesi për vendin.

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura