Prishtinë, 28 shkurt 2026 21:45
Donjeta Sadiku ka fituar edhe meçin e gjysmëfinales në turneun prestigjioz të boksit amator “Strangja”, i cili po mbahet në Sofje.
Me një përformancë të shkëlqyer, Sadiku arriti të kalojë në finale në kategorinë deri në 60 kilogramë. Ajo e mposhti egjiptianen, Ayyad Yomna në tre raunde.
Me këtë fitore, Donjeta tashmë ka siguruar medalje, por synimi i saj mbetet medalja e artë. Vitin e kaluar ajo triumfoi në këtë turne, i cili njihet si më i vjetri në boksin amator në Evropë.
Sadiku në dy përballjet e fundit i fitoi me rezultat 5-0 ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova dhe ukrainasen, Veronika Korets poashtu me rezultat të pastër 5-0.
Meçin final Donjeta do ta zhvillojë të dielën, nga ora 14:00.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari