Prishtinë 27 Shkurt 2026 14:11
Policia e Kosovës ka sqaruar dhe njëherit ka njoftuar opinionin publik lidhur me disa dezinformata të publikuara kryesisht në çarqe e media serbe.
Sipas njoftimit nga Policia bëhet e ditur se pa verifikim paraprak, janë publikuar shkrime se kinse disa persona shqiptarë të maskuar vendosën pengesa në rrugë, pastaj qëlluan me 10 plumba ndaj policisë serbe në zonën Madljika, siç e quajnë në Zonën Tokësore të Sigurisë në Serbinë jugore.
“Policia e Kosovës sqaron me përgjegjësi të plotë institucionale se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore, duke përdorur të gjitha format verifikuese institucionale, duke rezultuar se nuk ka dëshmi apo të dhëna zyrtare për ndonjë rast të tillë të evidentuar apo të ndodhur në brezin kufitar të asaj zone”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se: “Fakti që lajmi i djeshëm është i ngjashëm me atë të datës 07.02.2026, ku ishte raportuar se me datën 05.02.2026 rreth orës 16:00 ka pasur të shtëna (më shumë se 100 plumba nga armë automatike) në drejtim të Policisë së Serbisë në fshatin Parada të Kurshumlisë, territori i Serbisë, nga persona të panjohur, të cilët më pas sipas tyre, kishin ikur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës, shton dyshimet për orkestrim të qëllimshëm të prodhimit të dezinformatave. Bëhet fjalë për zonën e njëjtë, fshati Reqicë në territorin e Republikës së Kosovës”.
Tutje në njoftim sqarohet se deri më tani, bazuar në të gjitha burimet e mundshme në dispozicion nuk ka asnjë konfirmim se një incident i tillë me të vërtetë ka ndodhur, si ditën e djeshme e po ashtu me datën 05.02.2026.
“Për të gjitha veprimet është njoftuar edhe KFOR-i. Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë bashkëpunimin me KFOR-in, me të cilët kryen edhe patrullime të përbashkëta në brezin kufitar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit kushtetues dhe njoftimin e qytetarëve e mediave me informacione zyrtare, për të parandaluar dezinformatat dhe publikimet me informata të rreme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia: Kampi “Enver Zymeri” i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme
FSK-ja viziton shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Emrat e rrugëve në Tetovë nën shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese
Kurti: Kosova sot ka ushtrinë, që është amanet i Adem Jasharit
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet në Preshevë
Rasti ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë: Prokuroria duhet të përfundojë rastin e saj deri më 18 mars
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane
3.2 milionë euro mbështetje financiare për projekte ndërkufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut
Vrasësit e fëmijëve në luftë, më së paku të ndjekur nga drejtësia
Reuters: Shqipëria “mburojë energjetike” në krizën globale – hidrocentralet mbajnë çmimet nën kontroll