Prishtinë 18 Shkurt 2026 14:07
Pas gati tre vitesh proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse, duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria dhe duke u shpallur i pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.
Thaçi e nisi deklaratën duke uruar qytetarët e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, ndërsa shprehu gjithashtu keqardhje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Në fjalën e tij, ai kujtoi periudhën kur ishte student në Zvicër, duke theksuar se nuk kishte plane për marrjen e pushtetit. Sipas tij, planet për dhunë dhe gjenocid në Kosovë u hartuan nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, i cili, siç tha Thaçi, e kishte dënuar atë në mungesë, njësoj si edhe liderë të tjerë botërorë.
“Duke parë masakrat ndaj popullit tim në Kosovë, vendosa të kthehesha në vendlindje. Bëra atë që do të bënte secili prej nesh. Jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë për veprimin e bërë”, deklaroi ai.
Thaçi theksoi se, sipas tij, ekziston vetëm një e vërtetë e përjetshme: kundërshtari i tij ishte vetëm regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ai shtoi se kthimi i tij në Kosovë nuk kishte si qëllim pushtetin, por luftën për liri dhe paqe.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim